Psalms 85:8-11

Albanian(i) 8 Una kam për të dëgjuar atë që Perëndia, Zoti, ka për të thënë; me siguri ai do t'i flasë për paqe popullit të tij dhe shenjtorëve të tij, por nuk do të lejojë që ata të jetojnë përsëri si njerëz pa mend. 9 Me siguri shpëtimi i tij është afër atyre që kanë frikë prej tij, sepse lavdia e tij mund të banojë në vendin tonë. 10 Mirësia dhe e vërteta u takuan; drejtësia dhe paqja janë puthur njera me tjetrën. 11 E vërteta do të mbijë nga toka dhe drejtësia do të shikojë nga qielli.