Psalms 89:41-46

Albanian(i) 41 Tërë kalimtarët e kanë plaçkitur dhe ai është bërë gazi i fqinjëve të tij. 42 Ke lavdëruar dorën e djathtë të kundërshtarëve të tij dhe ke bërë të gëzohen tërë armiqtë e tu. 43 Ke prishur tehun e shpatës së tij dhe nuk e ke ndihmuar në betejë. 44 I ke dhënë fund madhështisë së tij dhe ke hedhur për tokë fronin e tij. 45 Ke shkurtuar ditët e rinisë së tij dhe e ke mbuluar me turp. (Sela) 46 Deri kur, o Zot? A do të fshihesh ti përjetë? A do të flakërojë si zjarr zemërimi yt?