Revelation 13:4-7

Albanian(i) 4 Dhe adhuruan dragoin që i dha autoritet bishës dhe adhuruan bishën duke thënë: ''Kush i ngjan bishës? Kush mund të luftojë kundër saj?''. 5 Dhe iu dha një gojë që flet gjëra të mëdha dhe blasfemi; dhe iu dha pushtet të veprojë për dyzet e dy muaj. 6 Dhe ajo hapi gojën e vet për të blasfemuar kundër Perëndisë, për të blasfemuar emrin e tij, tabernakullin e tij dhe ata që banojnë në qiell. 7 Dhe iu dha t'u bëjë luftë kundër të shenjtorëve dhe t'i mundë; dhe iu dha pushtet mbi çdo fis, gjuhë dhe komb.