Revelation 20:7-8

Albanian(i) 7 Dhe kur të kryhen të një mijë vjetët, Satani do të zgjidhet nga burgu i tij, 8 dhe do të dalë të mashtrojë kombet që janë në të katër anët e dheut, Gogun e Magogun, që t'i mbledhë ata për luftë; numri i tyre do të jetë si rëra e detit.