Romans 3:22-24

Albanian(i) 22 madje drejtësia e Perëndisë nëpërmjet besimit në Jezu Krishtin për të gjithë e mbi të gjithë ata që besojnë, sepse nuk ka dallim; 23 sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë, 24 por janë shfajësuar falas me anë të hirit të tij, nëpërmjet shpengimit që është në Krishtin Jezus.