Song of Songs 7:7-9

Albanian(i) 7 Shtati yt është i njëllojtë me atë të palmës dhe sisët e tua janë si vile. 8 Kam thënë: "Do të ngjitem mbi palmë dhe do të kap degët e saj". Qofshin sisët e tua si vilet e rrushit, aroma e frymës sate si ajo e mollëve, 9 dhe të puthurat e gojës sate si një verë e zgjedhur, që zbret ëmbël për të kënaqur dëshirën time, duke çikur shumë lehtë buzët e atij që fle.