Romans 7:24 Cross References - Albanian

24 Oh, njeri i mjerë që jam! Kush do të më çlirojë nga ky trup i vdekjes?

Deuteronomy 22:26-27

26 por nuk do t'i bësh asgjë vajzës; kjo nuk ka asnjë mëkat që meriton vdekjen, sepse ky rast është si ai kur një njeri ngrihet kundër të afërmit të tij dhe e vret; 27 në fakt ai e gjeti në arë; vajza e fejuar ka bërtitur, por nuk kishte njeri që ta shpëtonte.

1 Kings 8:38

38 çdo lutje, çdo kërkesë që do të të drejtohet nga çfarëdo personi apo nga tërë populli yt i Izraelit, kur secili të ketë pranuar plagën e zemrës së tij dhe të ketë shtrirë duart në drejtim të këtij tempulli,

Psalms 6:6

6 Unë jam sfilitur duke psherëtirë; çdo natë e lag shtratin me vajin tim dhe bëj që të rrjedhin lotë mbi shtrojen time.

Psalms 32:3-4

3 Ndërsa po heshtja, kockat e mia treteshin midis rënkimeve që kisha tërë ditën. 4 Sepse ditë e natë dora jote rëndonte mbi mua, fuqia ime i përngjante thatësisë së verës. (Sela)

Psalms 38:2

2 Sepse shigjtat e tua më kanë shpuar dhe dora jote më shtyp.

Psalms 38:8-10

8 Jam i sfilitur dhe i vrarë; vrumbulloj nga drithma e zemrës sime. 9 O Zot, çdo dëshirë që kam është para teje dhe psherëtimat e mia nuk të janë fshehur. 10 Zemra ime rreh, fuqia po më lë; vetë drita e syve të mi ka ikur.

Psalms 71:11

11 duke thënë: "Perëndia e ka braktisur; ndiqeni dhe kapeni, sepse nuk ka njeri që ta çlirojë".

Psalms 72:12

12 Sepse ai do ta çlirojë nevojtarin që bërtet dhe të mjerin që nuk ka se kush ta ndihmojë.

Psalms 77:3-9

3 Më kujtohet Perëndia dhe rrënkoj; vajtoj dhe fryma ime dobësohet. (Sela) 4 Ti m'i mban të hapura qepallat; jam aq i turbulluar sa nuk mund të flas. 5 Sjell ndërmënd përsëri ditët e lashta, vitet e kohëve të shkuara. 6 Gjatë natës më kthehet në mendje kënga ime, mendoj thellë në zemrën time dhe fryma ime bën kërkime. 7 A do të më hedhë poshtë për gjithnjë Zoti? E nuk do të më pëlqejë më kurrë? 8 Dhe mirësia e tij ka marrë fund për gjithnjë dhe falja e tij ka munguar për brezat e ardhshme? 9 Vallë Perëndia e ka harruar mëshirën dhe në zemërimin e tij u ka dhënë fund dhembshurive të tij? (Sela)

Psalms 88:5

5 Jam braktisur midis të vdekurve ashtu si të vrarët që janë në varr, të cilët ti nuk i mban mend dhe që janë prerë e janë larguar nga dora jote.

Psalms 91:14-15

14 Duke qenë se ai ka vënë mbi mua dashurinë e tij, unë do ta çliroj dhe do ta çoj lart në vend të sigurt, sepse ai njeh emrin tim. 15 Ai do të më kërkojë dhe unë do t'i përgjigjem; do të jem me të në fatkeqësi; do ta çliroj dhe do ta përlëvdoj.

Psalms 102:20

20 për të dëgjuar vajtimin e robërve, për të çliruar të dënuarit me vdekje;

Psalms 119:20

20 Shpirti im tretet nga dëshira e dekreteve të tua në çdo kohë.

Psalms 119:81-83

81 Shpirti im shkrihet nga dëshira e zjarrtë e shpëtimit tënd; unë kam shpresë në fjalën tënde. 82 Sytë e mi dobësohen duke pritur të shkojë në vend fjala jote, ndërsa them: "Kur do të më ngushëllosh?". 83 Ndonëse jam bërë si një calik i ekspozuar në tym, nuk i kam harruar statutet e tua.

Psalms 119:131

131 Unë hap gojën time dhe psherëtij, nga dëshira e madhe e porosive të tua.

Psalms 119:143

143 Ankthi dhe shqetësimi më kanë pushtuar, por urdhërimet e tua janë gëzimi im.

Psalms 119:176

176 Unë po endem si një dele e humbur. Kërko shërbëtorin tënd, sepse unë nuk i harroi urdhërimet e tua.

Psalms 130:1-3

1 Nga vënde të thella unë të këllthas ty, o Zot. 2 O Zot, dëgjo klithmën time; veshët e tu dëgjofshin me vëmendje zërin e lutjeve të mia. 3 Në rast se ti do të merrje parasysh fajet, o Zot, kush mund të rezistonte, o Zot?

Ezekiel 9:4

4 dhe Zoti tha: "Kalo në mes të qytetit, në mes të Jeruzalemit, dhe bëj një shenjë mbi ballin e njerëzve që psherëtijnë dhe vajtojnë për të gjitha gjërat që kryhen në mes tij".

Micah 7:19

19 Atij do t'i vijë përsëri keq për ne, do të shkelë paudhësitë tona, Ti do të hedhësh në fund të detit tërë mëkatet tona.

Zechariah 9:11-12

11 Sa për ty, për shkak të gjakut të besëlidhjes sime me ty, i çlirova robërit e tu nga gropa pa ujë. 12 Kthehuni në fortesë, o ju robër të shpresës! Pikërisht sot unë deklaroj se do të të jap dyfishin.

Matthew 5:4

4 Lum ata që vajtojnë, sepse ata do të ngushëllohen.

Matthew 5:6

6 Lum ata që janë të uritur dhe të etur për drejtësi, sepse ata do të ngopen.

Luke 4:18

18 ''Fryma e Zotit është mbi mua, sepse ai më vajosi për të ungjillizuar të varfërit; ai më dërgoi për të shëruar ata që e kanë zemrën të thyer, për të shpallur çlirimin e të burgosurve dhe kthimin e të parit të verbërve, për të çliruar përsëri të shtypurit,

Romans 6:6

6 duke ditur këtë: se njeriu ynë i vjetër u kryqëzua me të, që trupi i mëkatit mund të jetë anuluar dhe që ne të mos i shërbejmë më mëkatit.

Romans 8:2

2 sepse ligji i Frymës i jetës në Jezu Krishtin më çliroi nga ligji i mëkatit dhe i vdekjes.

Romans 8:13

13 sepse, po të rroni sipas mishit, ju do të vdisni; por, nëse me anë të Frymës i bëni të vdesin veprat e trupit, ju do të rroni.

Romans 8:26

26 Kështu, pra, edhe Fryma na ndihmon në dobësitë tona, sepse ne nuk dimë çfarë të kërkojmë në lutjet tona, sikurse duhet; por vetë Fryma ndërhyn për ne me psherëtima të patregueshme.

2 Corinthians 1:8-10

8 Sepse nuk duam, o vëllezër, që të mos dini për vështirësinë që na ngjau në Azi, që u rënduam përtej fuqive tona, aq sa u dëshpëruam edhe për jetën vetë. 9 Për më tepër ne e kishim në veten tonë vendimin e vdekjes, që të mos besonim në veten tonë, por në Perëndinë që ringjall të vdekurit, 10 i cili na ka çliruar dhe na çliron nga një vdekje kaq e madhe, dhe tek i cili ne shpresojmë se do të na çlirojë edhe më,

2 Corinthians 12:7-9

7 Dhe, që të mos më rritet mendja për shkak të jashtëzakonshmërisë së zbulesave, m'u dha një gjëmb në mish, një engjëll i Satanit, për të më rënë me grushta, që të mos mbahem me të madh. 8 Lidhur me këtë iu luta tri herë Zotit që ta largonte nga unë. 9 Por ai më tha: ''Hiri im të mjafton, sepse fuqia ime përsoset në dobësi''. Prandaj me kënaqësi të madhe do të krenohem më tepër për dobësitë e mia, që fuqia e Krishtit të rrijë tek unë.

Colossians 2:11

11 të varrosur bashkë në të në pagëzim, ju edhe u ringjallët bashkë në të, me anë të besimit në fuqinë e Perëndisë që e ka ringjallur prej së vdekurish.

2 Timothy 4:18

18 Të fala Prishilës dhe Akuilës dhe shtëpisë së Onesiforit.

Titus 2:14

14 Mësoju këto gjëra, këshillo dhe qorto me çdo pushtet! Askush mos të përçmoftë. 15 Sepse ai nuk kujdeset për engjëjt, por ndihmon pasardhjen e Abrahamit.

Revelation 21:4

4 Dhe Perëndia do të thaijë çdo lot nga sytë e tyre; dhe vdekja nuk do të jetë më; as brengë, as klithma, as mundim, sepse gjërat e mëparshme shkuan''.

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.