Psalms 77:3-9

Albanian(i) 3 Më kujtohet Perëndia dhe rrënkoj; vajtoj dhe fryma ime dobësohet. (Sela) 4 Ti m'i mban të hapura qepallat; jam aq i turbulluar sa nuk mund të flas. 5 Sjell ndërmënd përsëri ditët e lashta, vitet e kohëve të shkuara. 6 Gjatë natës më kthehet në mendje kënga ime, mendoj thellë në zemrën time dhe fryma ime bën kërkime. 7 A do të më hedhë poshtë për gjithnjë Zoti? E nuk do të më pëlqejë më kurrë? 8 Dhe mirësia e tij ka marrë fund për gjithnjë dhe falja e tij ka munguar për brezat e ardhshme? 9 Vallë Perëndia e ka harruar mëshirën dhe në zemërimin e tij u ka dhënë fund dhembshurive të tij? (Sela)