Albanian(i)
1 Klasat e bijve të Aaronit ishin këto. Bijtë e Aaronit ishin Nadabi, Abihu, Eleazari dhe Ithamari.
2 Nadabi dhe Abihu vdiqën para atit të tyre dhe nuk lanë fëmijë; prandaj ushtruan detyrën e priftit Eleazari dhe Ithamari.
3 Pastaj Davidi, së bashku me Tsadokun, nga bijtë e Eleazarit, dhe me Ahimelekun, nga bijtë e Ithamarit, i ndau sipas detyrave të shërbimit të tyre.
4 Me qenë se kishte më tepër familjarë midis bijve të Eleazarit sesa midis bijve të Ithamarit, ata u ndanë në këtë mënyrë: për bijtë e Eleazarit, gjashtëmbëdhjetë të parë të shtëpisë atërore dhe për bijtë e Ithamarit, tetë të parë sipas shtëpive të tyre atërore.
5 Ata u ndanë me short, si njera palë ashtu dhe pala tjetër, sepse kishte princa të shenjtërores dhe princa të Perëndisë qoftë midis bijve të Eleazarit, qoftë midis bijve të Ithamarit.
6 Shkruesi Shemajahu, bir i Nathaneelit, një Levit i regjistroi në prani të mbretit, të princave, të priftit Tsadok, të Ahimelekut, birit të Abiathsarit, dhe të të parëve të shtëpive atërore të priftërinjve dhe të Levitëve. U hodh në short një shtëpi atërore për Eleazarin dhe një tjetër për Ithamarin.
7 I pari i caktuar nga shorti ishte Jehojaribi, i dyti Jedajahu,
8 i treti Harimi, i katërti Seorimi,
9 i pesti Malkijahu, i gjashti Mijamimi,
10 i shtati Hakotsi, i teti Abijahu,
11 i nënti Jeshua, i dhjeti Shekanjahu,
12 i njëmbëdhjeti Eliashibi, i dymbëdhjeti Jakimi,
13 i trembëdhjeti Hupahu, i katërmbëdhjeti Jeshebeabi,
14 i pesëmbëdhjeti Bilgahu, i gjashtëmbëdhjeti Imeri,
15 i shtatëmbëdhjeti Heziri, i tetëmbëdhjeti Hapitsetsi,
16 i nëntëmbëdhjeti Pethahiahu, i njëzeti Jehezekeli,
17 i njëzetenjëti Jakini, i njëzetedyti Gamuli,
18 i njëzetetreti Delajahu, i njëzetekatërti Maaziahu.
19 Këto ishin turnet për shërbimin e tyre kur hynin në shtëpinë e Zotit, sipas normave të caktuara nga Aaroni, ati i tyre, duke iu përmbajur urdhrave të Zotit, Perëndisë të Izraelit.