1 Samuel 23:19-21

Albanian(i) 19 Pastaj Zifejtë shkuan te Sauli në Gibeah dhe i thanë: "A nuk rri Davidi i fshehur në fortesa në pyll, mbi kodrën e Hakilahut që ndodhet në jug të shkretëtirës? 20 Prandaj, o mbret, zbrit, sepse gjithë dëshira e shpirtit tënd është të zbresësh; do të mendojmë ne ta dorëzojmë në duart e mbretit". 21 Sauli tha: "Qofshi të bekuar nga Zoti, sepse ju ka ardhur keq për mua!