Acts 5:29-31

Albanian(i) 29 Por Pjetri dhe apostujt, duke u përgjigjur, thanë: ''Duhet t'i bindemi Perëndisë më shumë sesa njerëzve. 30 Perëndia e etërve tanë e ka ringjallur Jezusin, që ju e vratë, duke e varur në dru. 31 Perëndia e lartësoi me të djathtën e vet dhe e bëri princ dhe shpëtimtar për t'i dhënë Izraelit pendimin dhe faljen e mëkateve.