Acts 8:17-19

Albanian(i) 17 Atëherë vunë duart mbi ta dhe ata morën Frymën e Shenjtë. 18 Dhe Simoni, kur pa se me vënien e duarve të apostujve jepej Fryma e Shenjtë, u ofroi atyre para, 19 duke thënë: ''Ma jepni edhe mua këtë pushtet, që ai të cilit do t'i vë duart, të marrë Frymën e Shenjtë''.