Isaiah 19:5-10

Albanian(i) 5 Ujërat e detit do të thahen, lumi do të shterojë dhe do të thahet. 6 Lumenjtë do të bëhen të neveritshëm, kanalet e Egjiptit do të zbrazen dhe do të thahen, po kështu do të thahen edhe kallamishtet e xunkthat. 7 Luadhët pranë Nilit, në grykëderdhjen e tij dhe të gjitha arat e mbjella gjatë lumit do të thahen, do të fshihen dhe do të zhduken. 8 Peshkatarët do të rënkojnë, tërë ata që hedhin grepin në Nil do të ankohen dhe ata që hedhin rrjetat e tyre në ujë do të ligështohen. 9 Ata që punojnë lirin e krehur dhe endësit e pambukut do të çoroditen. 10 Themelet e tyre do të prishen dhe gjithë punëtorët me mëditje do të trishtohen.