Job 11:13-17

Albanian(i) 13 Në rast se e përgatit zemrën tënde dhe shtrin ndaj saj duart e tua, 14 në rast se largon padrejtësinë që është në duart e tua dhe nuk lejon që çoroditja të zërë vend në çadrat e tua, 15 atëherë do të mund të lartosh ballin tënd pa njollë, do të jesh i patundur dhe nuk do të kesh frikë, 16 sepse do të harrosh hallet e tua, do t'i kujtosh si uji që ka rrjedhur; 17 jeta jote do të jetë më e ndritur se mesdita, edhe errësira për ty do të ishte si mëngjesi.