Job 20:11-16

Albanian(i) 11 Forca rinore që i mbushte kockat do të dergjet në pluhur bashkë me të. 12 Edhe sikur e keqja të jetë e ëmbël në gojën e tij, ai e fsheh atë nën gjuhë, 13 nuk lejon që të dalë që andej por vazhdon ta mbajë në gojë. 14 Por ushqimi i tij, që është në zorrët e veta transformohet dhe bëhet një helm gjarpëri brenda tij. 15 Ai do të vjellë pasuritë që ka gëlltitur; vetë Perëndia do t'ia nxjerrë nga barku. 16 Ai ka thithur helm gjarpëri, gjuha e një nepërke do ta vrasë.