Job 34:3-9

Albanian(i) 3 Sepse veshi i shqyrton fjalët, ashtu si qiellza i shijon ushqimet. 4 Le të zgjedhim ne vetë atë që është e drejtë të pranojmë midis nesh atë që është e mirë. 5 Sepse Jobi ka thënë: "Jam i drejtë, por Perëndia më ka hequr drejtësinë time. 6 A duhet të gënjej kundër drejtësisë sime? Plaga ime është e pashërueshme, megjithëse jam pa mëkat". 7 Kush është si Jobi, që e pi përqeshjen si ujin, 8 që ecën bashkë me keqbërësit dhe shkon bashkë me njerëzit e këqij? 9 Sepse ka thënë: "Nuk i vlen fare njeriut të vendosë kënaqësinë e tij te Perëndia".