Job 3:20-23

Albanian(i) 20 Pse t'i japësh dritë fatkeqit dhe jetën atij që ka shpirtin në hidhërim, 21 të cilët presin vdekjen që nuk vjen, dhe e kërkojnë më tepër se thesaret e fshehura; 22 gëzohen shumë dhe ngazëllojnë kur gjejnë varrin? 23 Pse të lindë një njeri rruga e të cilit është fshehur, dhe që Perëndia e ka rrethuar nga çdo anë?