Job 7:13-16

Albanian(i) 13 Kur unë them: "Shtrati im do të më japë një lehtësim, shtroja ime do ta zbusë dhembjen time", 14 ti më tremb me ëndrra dhe më tmerron me vegime; 15 kështu shpirtit tim i parapëlqen të mbytet dhe të vdesë se sa të bëjë këtë jetë. 16 Unë po shpërbëhem; nuk kam për të jetuar gjithnjë; lërmë të qetë; ditët e mia nuk janë veçse një frymë.