Job 7:8-10

Albanian(i) 8 Syri i atij që më shikon nuk do të më shohë më; sytë e tu do të jenë mbi mua, por unë nuk do të jem më. 9 Ashtu si reja davaritet dhe nuk duket më, kështu ai që zbret në Sheol nuk kthehet më; 10 nuk do të kthehet më në shtëpinë e tij, dhe banesa e tij nuk do ta njohë më.