Luke 23:18-23

Albanian(i) 18 Por ata, të gjithë njëzeri, bërtitën duke thënë: ''Vraje këtë dhe na liro Barabën''. 19 Ky ishte hedhur në burg për një trazirë të bërë në qytet dhe për vrasje. 20 Prandaj Pilati, duke dashur të lëshojë Jezusin, u foli përsëri. 21 Por ata bërtitnin duke thënë: ''Kryqëzoje!''. 22 Për të tretën herë ai u tha atyre: ''Po ç'të keqe bëri ky? Unë nuk gjeta në të asnjë faj që të meritojë vdekjen. Prandaj, pasi ta fshikullojnë, do ta lëshoj''. 23 Por ata ngulnin këmbë me britma te mëdha duke kërkuar që ta kryqëzonin; dhe britmat e tyre dhe të krerëve të priftërinjve u bënë mbisunduese.