Luke 24:33-35

Albanian(i) 33 Në po atë çast u ngritën dhe u kthyen në Jeruzalem, ku e gjetën të njëmbëdhjetët dhe ata që ishin mbledhur bashkë me ta. 34 Ata thoshnin: ''Zoti u ringjall me të vërtetë dhe iu shfaq Simonit''. 35 Ata atëherë treguan ç'u kishte ndodhur rrugës dhe si e kishin njohur në ndarjen e bukës.