Matthew 10:7-11

Albanian(i) 7 Shkoni dhe predikoni duke thënë: "Mbretëria e qiejve u afrua". 8 Shëroni të sëmurët, pastroni lebrozët, ngjallni të vdekurit, dëboni demonët; falas morët, falas jepni. 9 Mos grumbulloni ar, as argjend as bakër në qesen tuaj, 10 as trasta për udhë, as dy palë tunika, as sandale, as shkop, sepse punëtori është i denjë për ushqimin e vet. 11 Në çfarëdo qytet ose fshat që të hyni, pyetni në se ka aty ndonjë njeri të denjë dhe banoni tek ai deri sa të niseni.