Numbers 26:2-4

Albanian(i) 2 "Bëni regjistrimin e tërë popullsisë së bijve të Izraelit, nga mosha njëzet e një vjeç e lart, në bazë të shtëpive të etërve të tyre, të të gjithë atyre që në Izrael mund të shkojnë në luftë". 3 Kështu Moisiu dhe prifti Eleazar u folën atyre në fushat e Moabit, pranë Jordanit, në bregun e kundërt të Jerikos, duke u thënë: 4 "Të bëhet regjistrimi i njerëzve nga mosha njëzet e një vjeç e lart ashtu si e ka urdhëruar Zoti Moisiun dhe bijtë e Izraelit, kur dolën nga vendi i Egjiptit".