Psalms 89:38-46

Albanian(i) 38 Por ti na ke braktisur dhe na ke kthyer; je zemëruar shumë kundër të vajosurin tënd. 39 Ti ke përçmuar besëlidhjen e lidhur me shërbëtorin tënd dhe ke përdhosur kurorën e tij, duke bërë që të bjerë për tokë. 40 Ke shembur gjithë mbrojtjet e tij dhe i ke katandisur në gërmadha kalatë e tij. 41 Tërë kalimtarët e kanë plaçkitur dhe ai është bërë gazi i fqinjëve të tij. 42 Ke lavdëruar dorën e djathtë të kundërshtarëve të tij dhe ke bërë të gëzohen tërë armiqtë e tu. 43 Ke prishur tehun e shpatës së tij dhe nuk e ke ndihmuar në betejë. 44 I ke dhënë fund madhështisë së tij dhe ke hedhur për tokë fronin e tij. 45 Ke shkurtuar ditët e rinisë së tij dhe e ke mbuluar me turp. (Sela) 46 Deri kur, o Zot? A do të fshihesh ti përjetë? A do të flakërojë si zjarr zemërimi yt?