Genesis 46:8-15

Albanian(i) 8 Këta janë emrat e bijve të Izraelit që erdhën në Egjipt: Jakobi dhe bijtë e tij. I parëlinduri i Jakobit: Rubeni. 9 Bijtë e Rubenit: Hanoku, Pallu, Hetsroni dhe Karmi 10 Bijtë e Simeonit: Jemueli, Jamini, Ohadi, Jakini, Tsohari dhe Sauli, biri i një Kananease. 11 Bijtë e Levit: Gershomi, Kehathi dhe Merari. 12 Bijtë e Judës: Eri, Onani, Shelahu, Peretsi dhe Zerahu; (por Eri dhe Onani vdiqën në vendin e Kanaanit). Bijtë e Peretsit qenë: Hetsroni dhe Hamuli. 13 Bijtë e Isakarit: Tola, Puvahu, Jobi dhe Shimroni. 14 Bijtë e Zabulonit: Seredi, Eloni dhe Jahleeli. 15 Këta qenë bijtë që Lea i lindi Jakobit në Padan-Aram, përveç bijës së saj Dina. Bijtë dhe bijat e saj ishin gjithsej tridhjetë e tre veta.