Hebrews 10:4-10

Albanian(i) 4 ti nuk pëlqeve as olokauste as flijimet për mëkatin. 5 Atëherë unë thashë: "Ja, unë po vij; në rotullin e librit është shkruar për mua; për të bërë, o Perëndi, vullnetin tënd"''. 6 Mbasi tha: ''Ti nuk deshe as flijim as mblatë, as olokauste as flijime për mëkatin, që të blatohen sipas ligjit'', 7 ai shtoi: ''Ja, unë vij për të bërë, o Perëndi, vullnetin tënd''. Ai heq të parën, që të vërë të dytën. 8 Prej këtij vullneti, ne jemi shenjtëruar me anë të kushtimit të trupit të Jezu Krishtit, që u bë një herë për të gjithë. 9 Dhe ndërsa çdo prift rri përdita në këmbë duke shërbyer dhe duke mblatuar shpesh herë të njëjtat flijime, që nuk mund të heqin kurrë mëkatet, 10 ai, përkundrazi, pasi dha për gjithnjë një flijim të vetëm për mëkatet, u vu të rrijë në të djathtën e Perëndisë,