Psalms 50:8-12

Albanian(i) 8 Nuk do të të qortoj për flijimet e tua as për olokaustet e tua që më rrijnë gjithnjë përpara. 9 Nuk do të marr asnjë dem nga shtëpia jote dhe asnjë cjap nga vathët e tua. 10 Të mia janë në fakt tërë kafshët e pyllit; imja është bagëtia që ndodhet me mijëra ndër male. 11 I njohim tërë zogjtë e maleve; dhe të gjitha ato që lëvizin në fushat janë të miat. 12 Po të kisha uri, nuk do ta thoja; sepse bota dhe sa ajo përmban janë të miat.