Proverbs 6:20-25

Albanian(i) 20 Biri im, ruaje urdhërimin e atit tënd dhe mos harro mësimet e nënës sate. 21 Mbaji vazhdimisht të lidhura në zemrën tënde dhe fiksoji rreth qafës sate. 22 Kur do të ecësh, do të të udhëheqin; kur të pushosh, do të të ruajnë; kur të zgjohesh, do të flasin me ty. 23 Sepse urdhërimi është një llambë, mësimi një dritë, dhe ndreqjet e mësimit janë rruga e jetës, 24 për të të mbrojtur nga gruaja e keqe, nga lajkat e gjuhës të gruas së huaj. 25 Mos dëshiro në zemrën tënde bukurinë e saj dhe mos u rrëmbe nga qepallat e saj.