Psalms 124:1-5

Albanian(i) 1 Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, le të thotë Izraeli: 2 "Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, kur njerëzit u ngritën kundër nesh, 3 ata do të na kishin përpirë të gjallë, aq shumë shpërtheu zëmërimi i tyre kundër nesh; 4 atëherë ujërat do të na kishin mbuluar dhe përroi do të kishte kaluar mbi ne, 5 atëherë ujërat e fryra do të kishin kaluar mbi ne".